Rojet nga Ankora 4+

Scripture Union

Entwickelt für iPad

    • 3,0 • 2 Bewertungen
    • Gratis

Screenshots

Beschreibung

Përzgjidh rojën, heroin tënd, pastaj, ushtrohu dhe mëso taktikat e rojeve dhe hyr në botën e Ankorës! Eksploro botën e lashtë biblike, njihu me Jezusin dhe ktheji ndriçimin qytetit të Ankorës! Loja "Rojet nga Ankora" është një aventurë epike ku lojtarët vrapojnë, kërcejnë, rrotullohen e rrëshqasin gjatë rrugëtimit nëpër tregimet e Biblës; ku takojnë Jezusin dhe përjetojnë mrekullitë që Ai ka bërë. Loja është fituese e çmimit premier dixhital si "Aplikacioni i vitit" në Britaninë e Madhe dhe "Përdorimi krijues i medias për fushatë".

Rojet nga Ankora luhet falas dhe nuk përmban reklama ose blerje shtesë brenda aplikacionit.

Tregimi

Qyteti i Ankorës u themelua para qindra vitesh nga Bardhyli, padroni i parë i ateliesë; ai njihet si Qyteti i Dritës, i ndriçuar nga Saga – një koleksion i të gjitha tregimeve të Biblës. Qyteti i Ankorës siguron dritë dhe jetë për tërë tokën. Spiralja e Dritës, e cila ndodhet në pikën më të lartë të qytetit, shkëlqen nga fuqia e këtyre tregimeve.

Qyteti i Ankorës është ende duke u rimëkëmbur pas sulmeve të Hijes së Madhe, armikut më të madh të Ankorës. Hija e Madhe, nga xhelozia për dritën e Ankorës dhe fuqinë e Sagës, sulmoi qytetin dhe donte të vidhte tregimet. Ai u mposht me ndihmën e një mjeti fare të thjeshtë, por tepër të çmuar: një kupe prej druri, që simbolizon tregimin më të hatashëm të Sagës. Megjithatë, gjatë sulmit humbën një mori tregimesh dhe Spiralja u errësua.

Ankora tani po u bën thirrje heronjve të rinj që të marshojnë përpara dhe të ndihmojnë në gjetjen e tregimeve të humbura dhe t'i kthejnë dritën qytetit! A dëshiron t'i përgjigjesh kësaj thirrjeje?

Ngrihu Roje! Erdhi koha të bëhesh hero!


Tiparet
Përzgjidh njërin nga këta gjashtë Roje
11 kërkime epike biblike ku mund të njohësh Jezusin dhe të mësosh rreth Biblës
Transmetim i videove falas për orë të tëra
Krijo punime të mrekullueshme artistike në studion tënde të artit
Testo njohuritë e tua përmes kuizeve
Mbi 100 nivele minilojërash me xixëllonja për t'u kompletuar
Lejon shumë përdorues; me deri në tre profile lojtarësh të ruajtura në të njëjtën pajisje elektronike

Përfitimet
Fëmijët mund të mësojnë për besimin e krishterë në një mjedis argëtues e të sigurt.
Zbulo të vërtetën e madhe për Jezusin dhe si të jesh i Krishterë
Fëmijët mund të argëtohen ndërsa merren me aktivitete biblike

Ndihmë
Për çdo problem me lojën "Rojet nga Ankora", lutemi të kontaktoni skuadrën tonë mbështetëse, tejet miqësore, të cilët janë gjithmonë të gatshëm t'ju ndihmojnë. Dërgo një email në shqip@rojetngaankora.com

Neuheiten

Version 3.5.2

Përditësimet
Po qe se duan, përdoruesit mund t'i fshijnë të dhënat e tyre në llogarinë e lojës prej brendisë së aplikacionit
Dëgjo fjalët e Biblës në gjuhën uellshe tek Salla e Kujtimeve
Porositë nga shpërndarësi i lajmeve komunitare, tani ju vijnë në të gjashtë gjuhët e aplikacionit Rojet nga Ankora
Përmirësimet e sigurisë së të dhënave

Bewertungen und Rezensionen

3,0 von 5
2 Bewertungen

2 Bewertungen

App-Datenschutz

Der Entwickler, Scripture Union, hat darauf hingewiesen, dass die Datenschutzrichtlinien der App den unten stehenden Umgang mit Daten einschließen können. Weitere Informationen findest du in den Datenschutzrichtlinien des Entwicklers.

Mit dir verknüpfte Daten

Die folgenden Daten werden möglicherweise erfasst und mit deiner Identität verknüpft:

  • Kontakt­informa­tionen
  • Benutzer­inhalte
  • Kennungen
  • Nutzungs­daten

Die Datenschutzpraktiken können zum Beispiel je nach den von dir verwendeten Funktionen oder deinem Alter variieren. Weitere Infos

Mehr von diesem Entwickler

Das gefällt dir vielleicht auch

Kuizi Mjellma
Spiele
Bible Word Connect Game
Spiele
Merge Monsters Princess Little
Spiele
Super hero fighter:Justice war
Spiele
GTA: Vice City – Definitive
Spiele
Zeus Principle
Spiele