Fjalori i madh i gjuhës shqipe 4+

Albasoft

Conçu pour iPad

    • Gratuit

Captures d’écran

Description

Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 (FMGjSh) në përgjithësi dhe softueri për këtë fjalor në veçanti janë pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”.
Softueri përmban fjalët e gjuhës shqipe me kuptimet përkatëse dhe shpjegimet për secilin kuptim. Ky softuer shërben si një mjet i shpejtë referimi për çdo përdorues që kërkon të dijë kuptimet e një fjale, nuancat e saj kuptimore, si dhe shprehjet frazeologjike e fjalët e urta që kanë si kryesore fjalën e përzgjedhur. Secili prej kuptimeve të fjalëve është i shoqëruar me ilustrime të thjeshta të lidhjes së fjalës kryesore me fjalë të tjera. Përdoruesit i duhet vetëm të nisë të shkruajë fjalën dhe automatikisht renditen të gjitha fjalët që fillojnë me germat e shënuara në kërkim. Madje softueri ofron edhe kërkimin e përafërt, kur përdoruesi nuk është i sigurt për formën e saktë të fjalës që po kërkon. Softueri ofron gjithashtu mundësinë e kërkimit të fjalëve dhe grupeve të fjalëve edhe brenda shpjegimit të fjalëve dhe jo vetëm në fjalën titull.

Kujt i kushtohet?
Softueri Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 u vjen në ndihmë nxënësve e studentëve, të huajve që dëshirojnë të mësojnë shqipen, si dhe studiuesve që dëshirojnë të bëjnë studime të thelluara në fushën e gjuhës shqipe. Ky softuer u shërben mësuesve gjatë procesit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, për t’ua konkretizuar në mënyrë digjitale temat rreth kuptimeve të fjalëve, duke nxjerrë kuptimet e shumta të një fjale nëpërmjet kërkimit të drejtpërdrejtë. Kjo teknikë e re e mësimdhënies edhe mësimnxënies, mbështetur nga Fjalori i madh i gjuhës shqipe 2.0 e bën mësimin e shqipes edhe më cilësor, edhe më argëtues.

Të drejtat autoriale – Copyright (c)
Ky softuer është zhvilluar nga Albasoft dhe Qendra për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, dhe Albatag, me seli në Tiranë. Ne jemi 100% pronarë të këtij softueri!


Po ashtu, të gjitha të drejtat e tjera janë të rezervuara nga këto subjekte: ato që konsiderohen shpikje; rezultatet e punës hulumtuese; sekretet tregtare; dokumentet teknike; materialet gjuhësore; kodi burimor; të dhënat financiare, afariste, shkencore, teknike, ekonomike apo inxhinierike, duke përfshirë planet, formulat, dizajnet, prototipat, metodat, teknikat, proceset, procedurat, programet, kodet e çdo të dhënë tjetër.

Përveç të drejtave që lejohen nga ne për përdorimin e softuerit, në përputhje me rregullat e përshkruara në “Kushtet e përdorimit”, askush nuk mund ta përdorë këtë softuer në asnjë mënyrë të njohur sot dhe në asnjë mënyrë tjetër që mund të shpiket në të ardhmen.

Shumica e softuerëve tanë janë rezultat i projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” me synimin e qartë “Një komb, një gjuhë, një standard”.

Këtë softuer mund ta hasni me këta emra: “Fjalori elektronik shpjegues”, “FESh 2.0”, “Fjalori i madh i shqipes”, “FMSh”, Fjalori i madh i gjuhës shqipe", “FMGjSh”.

Ju lutem, për çdo pyetje apo koment na kontaktoni në info@gjuhashqipe.com

Për më shumë aplikacione të këtij lloji na vizitoni në ueb faqen tonë

www.gjuhashqipe.com

Nouveautés

Version 2.4

New and improved API
Bug fixes

Confidentialité de l’app

Le développeur Albasoft a indiqué que le traitement des données tel que décrit ci‑dessous pouvait figurer parmi les pratiques de l’app en matière de confidentialité. Pour en savoir plus, consultez la politique de confidentialité du développeur.

Données établissant un lien avec vous

Les données suivantes peuvent être collectées et liées à votre identité :

  • Coordonnées
  • Identifiants

Les pratiques en matière de confidentialité peuvent varier, notamment en fonction des fonctionnalités que vous utilisez ou de votre âge. En savoir plus

Du même développeur

Vous aimerez peut-être aussi

Mëso Anglisht 2
Éducation
Meso Anglisht
Éducation
Përralla - Shqip
Éducation
Alfabeti Shqip - ABC 123
Éducation
Kurani ne Shqip - Degjo & Lexo
Éducation
Feja ISLAME
Éducation