Tirana Ime Outdoor 4+

AGJENSIA E PARQEVE DHE REKREACIONIT

iPad용으로 디자인됨

    • 무료

스크린샷

설명

Aplikacioni “Tirana Ime Outdoor” (TIO) i jep fund mungesës së informacionit orientues për aktivitetet rekreative të kohës së lirë për qytetarët dhe vizitorët e Tiranës. Ideja u propozua nga APR – Bashkia Tiranë në GoTirana Smart City dhe u jetësua për të ofruar një informacion të përditësuar, në një klik të vetëm, të destinacioneve, mundësive e propozimeve për jetesë të gjelbër, shplodhje aktive dhe rigjenerim e meditim pranë natyrës.

Aplikacioni TIO shërben si një udhërrëfyes me informacione të detajuara mbi destinacione të reja natyrore, shtigje në harta orientuese për të pasionuarit pas ecjes, ngjitjes dhe pedalimit; vendndodhjen e shesheve rekreative gjithëpërfshirëse të nismës Luaj@Tirana; rezervime të Fushave Multisportive, Teatrit të Hapur në Parkun e Madh dhe Instalacionin Reja; kalendarin e aktiviteteve rekreative që zhvillohen jashtë e në natyrë për të gjitha grupmoshat; pika interesi outdoor; gjithçka në gjuhën shqipe dhe angleze. Busull në gishtat dhe ekranin e smartphone tuaj për të zgjeruar horizontin dhe interesin për jetesë aktive dhe të shëndetshme.

Prakticiteti i aplikacionit TIO qëndron në menunë e thjeshtë, të ilustruar qartë. TIO është një çelës publik e pa pagesë, që ndihmon hyrjen në një botë të mrekullueshme outdoor dhe të afron me një stil të ri jetese.
Ku ka si Tirona! - Qëllimi i Tirana Ime Outdoor është të zgjojë kureshtjen mbi mundësitë e pafundme që Tirana, tashmë 25 herë më e madhe, fsheh në rrethinat kodrinore e malore, në Kurorën e Gjelbër ku zbulon liqene e panorama mbresëlënëse, komunitete rurale, shije kulinaristike e hire etnografike të harruara. Ekipi APR që punon për TIO, ditë pas dite e gjurmë pas gjurme, i ka prekur informacionet që ofron ky aplikacion duke sjellë një përjetim të vërtetë në një format virtual.

새로운 기능

버전 1.6.5

Bug fixes and performance improvement.

앱이 수집하는 개인정보

AGJENSIA E PARQEVE DHE REKREACIONIT 개발자가 개인정보 처리방침 및 데이터 처리 방식에 관한 세부사항을 Apple에 제공하지 않았습니다. 자세한 내용은 개발자의 개인정보 처리방침을 참조하십시오.

세부사항이 제공되지 않음

개발자가 다음번에 앱 업데이트를 제출할 때 개인정보 보호 세부사항을 제공해야 합니다.

좋아할 만한 다른 항목

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
유틸리티
SIVIG
유틸리티
Kalendari Ditë më Ditë
유틸리티
e-Dogana
유틸리티
ECA - EV Chargers in Albania
유틸리티
AKPA
유틸리티