Andrra 12+

Andrra app shpk

Designed for iPhone

    • Free

iPhone Screenshots

Description

Andrra është aplikacion ideal për ju që aspironi të bëheni prindër, jeni prindër aktualë ose ata që kërkojnë njohuri në rrugëtimin e mrekullueshëm të prindërimit. Qëndroni të informuar përmes këtij aplikacioni i cili ofron këshilla ekspertësh, rekomandime të personalizuara dhe një komunitet mbështetës.
Andrra ofron një platformë miqësore për përdoruesit dhe mundëson ndjekjen e pandërprerë të përparimit tuaj të shtatzënisë. Nga dita e parë e deri në lindje, qëndroni të informuar për momentet e rëndësishme dhe merrni rekomandime të personalizuara të përshtatura për fazën tuaj specifike të shtatzënisë.
Disa nga karakteristikat e aplikacionit Andrra:
Kalulatori i shtatzënisë - përcakton datën se kur pritet që të lindni
Leximet ditore - qasuni në qindra artikuj informues nga Andrra App, që mbulojnë një gamë të gjerë temash të shtatzënisë
Ditari i fotografive me barkun e rrumbullakosur - krijoni kujtime me albumin e fotove javore të barkut tuaj në rritje
Grupet - komunikoni me prindërit e tjerë në komunitete mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse
Gjeni emrin e përsosur për bebin tuaj në aplikacionin tonë
Gjurmuesi ynë i shtatzënisë dhe kalendari i zhvillimit të foshnjës do t'ju ofrojnë udhëzime të personalizuara, javë pas jave dhe ditë pas dite. Me një mori këshillash dhe burimesh ekspertësh, Andrra App siguron që ju të jeni të mirëinformuar dhe të përgatitur për çdo fazë të shtatzënisë.
Të jeni të sigurt se e gjithë përmbajtja shëndetësore brenda aplikacionit Andrra App është e rishikuar dhe analizuar me përpikëri nga ekspertë shëndetësorë.
Aplikacioni Andrra ofron edhe veçori argëtuese dhe të dobishme që i shtojnë gëzim dhe frymëzim rrugëtimit tuaj.
Bëhuni pjesë e komunitetit me grupe që ofrojnë një hapësirë për përdoruesit që të postojnë dhe të ndajnë përvojat rreth udhëtimit të tyre unik. Pavarësisht nëse kërkoni këshilla, kërkoni mbështetje ose thjeshtë dëshironi të lidheni me të tjerët që janë në të njejtë fazë, këto grupe ofrojnë një platformë për ndërveprime dhe diskutime domethënëse.
Mos harroni të kujdeseni për veten! Gjeni këshilla të dobishme për kujdesin ndaj vetes gjatë këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm.

Ky aplikacion nuk është menduar për përdorim mjekësor, ose për të zëvendësuar këshillën e një mjeku të trajnuar. Andrra heq dorë nga çdo përgjegjësi për vendimet që merrni bazuar në këtë informacion, i cili ju jepet vetëm mbi bazën e informacionit të përgjithshëm dhe jo si zëvendësim për këshillat mjekësore të personalizuara. Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me shtatzëninë tuaj, konsultohuni me mjekun ose maminë tuaj. Shkarkoni aplikacionin Andrra tani dhe na lejoni të jemi shoqëruesi juaj i besuar gjatë gjithë shtatzënisë dhe më tej. Përjetoni gëzimin, rritjen dhe dashurinë në çdo hap të rrugës.

What’s New

Version 1.5.4

Filtroni produktet sipas fazës së zgjedhur: Tani, me ndryshimet e bëra, ju mund të filtroni produktet në bazë të fazës tuaj. Kjo ju lejon të gjeni produktet që janë më të përshtatshme për nevojat tuaja specifike në mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë.

App Privacy

The developer, Andrra app shpk, indicated that the app’s privacy practices may include handling of data as described below. For more information, see the developer’s privacy policy.

Data Not Linked to You

The following data may be collected but it is not linked to your identity:

  • Usage Data
  • Diagnostics

Privacy practices may vary based on, for example, the features you use or your age. Learn More

You Might Also Like

Rea: Health & Wellbeing
Health & Fitness
Receta Gatimi - Video+Tekst
Health & Fitness
TeleShendet
Health & Fitness
Doktorim
Health & Fitness
hellocare
Medical
Kineton
Health & Fitness