Screenshots

Description

Zbuloni një mënyrë të re për mësimin e alfabetit në shqip për fëmijët tuaj. Aplikacioni edukues interaktiv sjell mundësinë që fëmijët të mësojnë 36 shkronjat e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me ndihmën e ilustrimeve dhe narracionit atraktiv.

Përmes aplikacionit fëmijët nuk do ta kenë mundim mësimin e alfabetit por do të sfidohen dhe argëtohen në të njëjtën kohë, duke kaluar prej një niveli në një nivel tjetër dhe duke grumbulluar yje për sukses më të madh në Abetare.

Për të bërë çdo gjë edhe më atraktive është përdorur muzikë dhe efekte e gjithashtu edhe narracion nga fëmijët, në mënyrë që fëmiu të ndihet sa më i afërt me aplikacionin.

Veçoritë kryesore:

- Mësimin e shkronjave me interaksion dhe narracion
- Shkrimin e shkronjave në tabelë të zezë me katër ngjyra të ndryshme, ku nëse shkruan shkronjën si duhet atëherë merr 3 yjet maksimale, ndërsa nëse gabon mund të përdor shpuzën për fshirje.

Mundësitë shtesë për argëtim përfshijnë edhe 4 lojëra me 6 nivele, ku përfshihen:

- Madheshtori - marrja e shkronjës së madhe dhe vendosja tek shkronja e vogël.
- Sfiduesi - Zbulo shkronjën e duhur nga copëzat përkatëse.
- Zbuluesi - Mbaje në mend shkronjën që sheh dhe zbulo ilustrimin për atë shkronjë.
- Treni - Gjej cilat prej katër shkronjave është e saktë në bazë të ilustrimit në tren.

What’s New

Version 2.0.1

Ne versionin e fundit kemi permisuar disa gabime dhe pershpejtuar lojen ne pergjithesi.

Information

Seller
TRIGONOM SH.P.K.
Size
79.2 MB
Category
Games
Compatibility

Requires iOS 8.0 or later. Compatible with iPhone, iPad and iPod touch.

Languages

English

Age Rating
4+
Copyright
Price
Free
In-App Purchases
  1. Verzioni i Plote USD 2.99

Supports

  • Family Sharing

    Up to six family members will be able to use this app with Family Sharing enabled.

More By This Developer

You May Also Like