AKPA 4+
AKSHI
專為 iPad 設計
-
- 免費
截圖
簡介
AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE (AKPA) është një shërbim publik, person juridik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për punësimin dhe zhvillimin e aftësive (në vijim ministri), me seli në Tiranë. AKPA-ja është tërësia e institucioneve administrative dhe ofruese të shërbimeve të punësimit, të vetëpunësimit dhe të arsimit e formimit profesional, pjesë integrale e sistemit të ministrisë përgjegjëse për punësimin dhe zhvillimin e aftësive. Ai funksionon nëpërmjet Zyrave Rajonale dhe Vendore të Punësimit, Drejtorive Rajonale të Formimit Profesional Publik si edhe Shkollave të Arsimit Profesional Publik
AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE (AKPA) është krijuar dhe rregullon veprimtarinë e saj, bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 15/2019 ”Për nxitjen e punësimit“, si edhe Ligjit nr. 15/2017 “Për arsimin profesional në RSH”, si edhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.554, dt.31.07.2019 “Pёr krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”
Strukturat kryesore dhe kompetencat e tyre rregullohen të zbatim në Urdhrit të Kryeministrit Nr. 172, datë 24.12.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive” si edhe të Urdhrave të Ministrit për çështjet e punësimit dhe aftësive Për Organikat e Shkollave të Arsimit Professional në zbatim të nenit 7, gërma ç dhe neni 12 pika 4 të ligjit nr 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”
MISIONI
Misioni i AKPA-së është të sigurojë përmbushjen e të drejtës së shtetasve shqiptarë, të huaj dhe pa shtetësi të huaj, që kanë përfituar statusin e refugjatit si dhe të azilkërkuesit në territorin e Republikës së Shqipërisë, për t’u trajtuar me shërbime dhe programe publike të punësimit, të vetëpunësimit dhe të kualifikimeve profesionale, me qëllim gjetjen e një pune të përshtatshme, brenda dhe jashtë vendit, si dhe ofrimin e këtyre shërbimeve.
FUSHA E PERGJEGJËSISË
AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE (AKPA) ka përgjegjësi:
a) të garantojë nivelin e cilësisë së shërbimeve të ofruara për punësimin, vetëpunësimin dhe arsimin e formimit profesional, nëpërmjet monitorimit dhe vlerësimit;
b) të organizojë punën për administrimin dhe zbatimin e programeve aktive e pasive të tregut të punës;
c) të organizojë punën për administrimin e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional (AFP), sipas legjislacionit në fuqi për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë;
ҫ) të sigurojë se funksionet e lidhura me planifikimin, zbatimin, kontabilitetin dhe raportimin financiar për drejtoritë rajonale, zyrat vendore dhe ofruesit publikë të arsimit dhe formimit profesional, kryhen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
PËRCAKTIME
Drejtori Rajonale e Punësimit e AKPA-s është:
“Struktura përkatëse rajonale/vendore e punësimit”, është struktura që ka kompetencën territoriale në zonën e vendbanimit të personit apo selisë/degës së punëdhënësit, i cili pretendon të përfitojë nga një ose disa shërbime apo programe të ofruara nga kjo strukturë.
Zyra Vendore e Punësimit e AKPA-s është:
“Struktura përkatëse rajonale/vendore e punësimit”, është struktura që ka kompetencën territoriale në zonën e vendbanimit të personit apo selisë/degës së punëdhënësit, i cili pretendon të përfitojë nga një ose disa shërbime apo programe të ofruara nga kjo strukturë.
“Institucionet ofruese të AFP-së” janë institucione publike të cilat sigurojnë programe ose/dhe kurse të AFP-së në Republikën e Shqipërisë.
新內容
版本 2.1.0
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive versioni 2.1.0.
In this version there are: performance improvement, faster loading and data fetching.
App 隱私權
開發者「AKSHI」指出 App 的隱私權實務可能包含下方描述的資料處理。如需更多資訊,請參閱開發者的隱私權政策。
不收集資料
開發者不會從這個 App 收集任何資料。
隱私權實務可能因你使用的功能或你的年齡等因素而有所不同。進一步瞭解
資訊
- 供應商
- Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit
- 大小
- 12.8 MB
- 類別
- 工具程式
- 相容性
-
- iPhone
- 需要 iOS 13.4 或以上版本。
- iPad
- 需要 iPadOS 13.4 或以上版本。
- iPod touch
- 需要 iOS 13.4 或以上版本。
- Mac
- 需要 macOS 11.0(或以上版本)以及配備 Apple M1(或以上版本)晶片的 Mac。
- Apple Vision
- 需要 visionOS 1.0 或以上版本。
- 語言
-
英文
- 年齡分級
- 4+
- Copyright
- © AKPA
- 價格
- 免費