Busulla.com 4+

Smart Bits GmbH

Designed for iPad

    • Free

Screenshots

Description

Portali zyrtar i MASHT për orientim profesional, edukim dhe këshillim në karrierë.

- Shkollat/Universitetet
Nëse dëshironi të dini se çfarë drejtimesh ofrohen në shkollat e
mesme anë e mbanë Kosovës, cilat janë programet e akredituara të kolegjeve apo universiteteve, t’i krahasoni ato dhe të formoni një mendim kritik, atëherë këtë mund ta arrini përmes shfrytëzimit të komponentës Shkollat/Universitetet.

Krahasimi i shkollave, kolegjeve dhe universiteteve tani e tutje lehtëe shpejt pa lëvizur nga vendi.

- Testet e karrierës
Zgjedhja e profesionit paraqet një prej vendimeve më të
rëndësishme në jetë. Hapi i parë në procesin e orientimit në karrierë është njohja e vetvetes, e cila arrihet përmes testeve të interesit, aftësive, vlerave dhe preferencave të mësimit.

Këto teste janë adekuate për çdo moshë dhe janë falas për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës.


- Basic Check®
Basic Check është një vlerësim neutral i aftësive të nxënësve.
Perceptimi i aftësive përgjatë fazës së vet-testimit me testet e
karrierës nganjëherë mund të mos korrespondojë me realitetin.
Prandaj, për një orientim dhe këshillim efikas në karrierë është
planifikuar edhe përdorimi i testit për evaluim të potencialit
“BasicCheck” për të gjithë nxënësit.

Ky test organizohet vetëm në qendrat testuese, të akredituara për administrimin e këtij testi.

- Profesionet
Busulla.COM ofron mundësi shumë atraktive dhe efikase për
eksplorimin e profesioneve të ndryshme.
Për çdo profesion Busulla.COM do të specifikoj një ditë tipike të
punës së atij profesioni, specifikat e atij profesioni, pagën
mesatare, aktualiteti në tregun e punës, mundësitë e avansimit në karrierë si dhe cili është shtegu arsimor për atë profesion?


- Puna dhe Praktika
“One stop shop” për nxënës dhe firma. Nxënësit dhe studentët
përmes kësaj komponente të portalit do të mund të kërkojnë
biznese të cilat ofrojnë praktikë dhe aftësim profesional në vendin e punës. Në të njejtën kohë bizneset do ta shfrytëzojnë mundësinë e publikimit të vendeve të lira të praktikës. Praktikë-kërkuesit do të mund ta krijojnë portfolion e tyre online dhe t’i specifikojnë preferencat e tyre.

- Këshilltari
Busulla.COM e bënë ndërlidhjen e këshilltarëve të karrierës me
nxënës, të cilëve do t’u ofrohet asistencë në pyetje të ndryshme që kanë të bëjnë me karrierën dhe profesionin.
Portali do të ofroj informata dhe mësime për situata dhe tema të
ndryshme si dhe do të ofrojë një hapësirë të sigurt për komunikim dhe shkëmbim rreth temave që ndërlidhen me karrierë dhe orientim profesional.

What’s New

Version 2.1.2

Inform with popup and redirect to store, for new version on store !..

App Privacy

The developer, Smart Bits GmbH, has not provided details about its privacy practices and handling of data to Apple. For more information, see the developer’s privacy policy.

No Details Provided

The developer will be required to provide privacy details when they submit their next app update.

More By This Developer

You Might Also Like

Autoshkolla Kosovë - Testet
Education
Autoshkollaime
Education
Namazi - Shqip
Education
Fjalori i madh i gjuhës shqipe
Education
Feja ISLAME
Education
Mëso Anglisht 2
Education