
Emrat e bukur të Allahut
Asma-ul-Husna
Free · Designed for iPad
Dija më e vlefshme është dija rreth Allahut xh.sh..
Allahu xh.sh. ka thënë:
“...Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!.. “ [Zumer: 9]
“..vërtet dijetarët janë ata që ia kanë frikën Allahut...“ [Fatir: 28]
Shkenca apo dija që merret me emrat e bukur të Allahut është shkenca më e ëmbël, më e shtrenjtë, më e dashur për Allahun dhe për muslimanët. A ka diçka më të ëmbël dhe më me vlerë sesa të njohësh Allahun, Krijuesin e githësisë?! Ai që e njeh Allahun, e do Atë, shpreson tek Ai, i afrohet Atij, tërë jetën mundohet t'ia kushtojë Atij. Ai që e njeh Allahun, ia ka frikën, i ruhet çdo fjale a vepre që nuk e do Allahu. Sa më mirë ta njohësh Allahun, aq më afër Tij je, sa më afër Tij, aq më i qetë, më stabil, më i lumtur jo vetëm në këtë botë, por edhe në tjetrën.
Terë kjo arrihet duke i njohur emrat e Tij, subhanehu ve teala, kuptimin apo domethënien e tyre dhe duke punuar me ta. Kështu që dija më e vlefshme dhe më e rëndësishme është ajo që ka të bëjë me njohjen e emrave të bukur dhe cilësive të përkryera të Allahut xh.sh.
Kur'ani është i mbushur me përshkrimin e emrave dhe cilësive të Allahut xh.sh.. Është vështirë të gjesh ndonjë ajet, që nga fillimi i Kur'anit e deri në fund, i cili nuk ka në të ndonjë emër apo cilësi të Allahut xh.sh..
Ibnu Tejmije ka thënë: “Kur'ani më shumë përmend emrat dhe cilësitë e Allahut sesa përmend ushqimin, pijen dhe martesën në xhenet. Ajetet që flasin për emrat dhe cilësitë e Allahut janë më të mëdha sesa ajetet që flasin për botën tjetër“.
Njeriu është krijuar për të adhuruar Allahun xh.sh. dhe nuk ka mundësi ta adhurojë Atë si duhet pa e njohur. Nuk ka mundësi ta njohësh Atë ndryshe vetëm se nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tij, subhanehu ve teala.
Është detyrë parësore për besimtarin që t'i njohë emrat dhe cilësitë e Allahut xh.sh., ti njohë kuptimet e tyre, domethënien e tyre, në mënyrë që ta adhurojë Allahun ashtu si kërkohet prej tij.
Rreth Aplikaciont:
Të gjitha informacionet dhe përshkrimet e Emrave të Bukur të Allahut në këtë aplikacion janë të bazuara në veprën "Komentim i Emrave të Bukur të Allahut", të shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi, me lejen e tij.
Ky libër ka qenë udhërrëfyesi ynë kryesor në përpilimin e përmbajtjes dhe në përpjekjen tonë për të ofruar një kuptim më të thellë dhe të qartë të emrave të Allahut xh.sh..
Ne e falënderojmë Dr. Shefqet Krasniqin për kontributin e tij të çmuar dhe e inkurajojmë secilin përdorues të aplikacionit të referohet tek vepra origjinale për një studim më të detajuar dhe të thelluar.
Ratings & Reviews
This app hasn’t received enough ratings or reviews to display an overview.
Added a new Settings screen to manage notifications easily.
Improved notification titles and descriptions for a more meaningful experience.
Minor performance and design enhancements.
The developer, Cesur Bozoglu, indicated that the app’s privacy practices may include handling of data as described below. For more information, see the developer’s privacy policy .
Data Not Collected
The developer does not collect any data from this app.
Accessibility
The developer has not yet indicated which accessibility features this app supports. Learn More
Information
- Seller
- Cesur Bozoglu
- Size
- 37.6 MB
- Category
- Education
- Compatibility
Requires iOS 15.1 or later.
- iPhone
Requires iOS 15.1 or later. - iPad
Requires iPadOS 15.1 or later. - iPod touch
Requires iOS 15.1 or later. - Mac
Requires macOS 12.0 or later and a Mac with Apple M1 chip or later. - Apple Vision
Requires visionOS 1.0 or later.
- Languages
- English
- Age Rating
4+
- 4+
- Copyright
- © @Copyright