Dituria 4+

Besim Brahimi

Designed for iPad

    • Free

Screenshots

Description

Xhamia DITURIA-Gjenevë, ose Q.I.K.SH.D (Qendra Islame Kulturore Shqiptare Dituria), është qendër e formuar në tetor të vitit 2005, nga xhemati shqiptarë i Xhamisë së madhe (e arabëve) në Gjenevë. Pra Q.I.K.SH.D është vazhdimësi e organizimit të shqiptarëve musliman që menaxhuan xhaminë shqiptare në Gjenevë. Fillimisht u formua si SH.K.R.B (Shoqatë Kulturore e të Rinjëve të Ballkanit) kurse në nëntor të vitit 2008 u shëndrrua në Q.I.K.SH.D. •Qëllimi i formimit: Duke u nisur nga fakti që neve shqiptarëve musliman na mungonte një xhami, atëherë ne u bashkuam dhe formuam këtë shoqatë, me qëllim që të gjejmë një lokal për Xhami. Ky qëllim u realizua në dhjetor të vitit 2005, dhe pas disa punëve që kishte nevojë lokali i ri për transoformimin e tij, arritëm që ta bëjmë hapjen solemne më 9 prill 2006. •Situata aktuale: Sot xhamia jonë ka një imam të rregullt, i cili është në xhami për faljen e 5 kohëve të namazit, ligjerata ditëve të xhuma dhe të dielave, mësimbesimin fetarë për fëmijë dhe të rritur, si dhe është në dispozicion të xhematit për çdo ceremoni fetare. Gjithashtu në kuadër të xhamisë funksionon edhe sektori i femrave, me ligjërata dhe mësimbesim, që dirigjohet nga personi kopmetent gjegjësisht hafizja e Xhamisë sonë. •Burimet Financiare: Të gjitha këto aktivitete mundësohen nga anëtarët tanë, të cilët kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë këtë xhami duke paguar anëtarësinë vjetore prej 300 CHF për familje ose 350 CHF bashkë me funeralin. Mirpo kjo nuk është forma e vetme e kontributit ngase kush deshiron mund të kontribuojë me donacione të ndryshme dhe me shuma të pacaktuara. Edhe ti vëlla dhe motër që je duke lexuar këtë letër mund të ndihmosh Xhaminë materialisht në format e lartpërmendura, sepse xhamia ka nevojë edhe për ndihmën tuaj.
Kurse ju duke ndihmuar Xhaminë ndihmoni të ardhmen e familjes suaj. Për të treguar rëndësinë dhe shpërblimin e ndihmave që jepen për mirëmbajtjen e Xhamisë dhe përfitimet që fitohen nga kjo lëmoshë, po ju transmetojmë një hadith nga Uthman ibn Affan r.a i cili thotë: E kam degjuar Pejgamberin alejhi selam duke thënë: "Cilido që ndërton një Xhami, për hir të All-llahut të Madhërishëm, All-llahu do T’ia ndërtojë një shtëpi në Xhennet".
Me respekt dhe nderë nga Imami dhe kryesia e Xhamisë Dituria Gjenevë.

What’s New

Version ios

Version 1.1.0

App Privacy

The developer, Besim Brahimi, indicated that the app’s privacy practices may include handling of data as described below. For more information, see the developer’s privacy policy.

Data Not Collected

The developer does not collect any data from this app.

Privacy practices may vary, for example, based on the features you use or your age. Learn More

More By This Developer

Proper Pizza
Food & Drink
Parking Genevois
Travel
Besstbook
Productivity
Sole Luna
Food & Drink
Auto Genevois
Travel

You Might Also Like

La Côte
News
LFM
News
Tribune de Genève
News
60 Millions
News
Tribune de Genève, le journal
News
20 minutes - Actualités
News